Ish fituesi i Kupës së Botës shtrihet në spital shkaku i COVID-19

Futboll

Ish fituesi i Kupës së Botës shtrihet në spital shkaku i COVID-19

Më: 10 prill 2020 Në ora: 13:09
Ilustrim

Norman Hunter, fitues i Kupës së Botës në vitin 1996 me Anglinë dhe ish mbrojtës i Leeds Unietd, është shtrirë në spital, pasi ka dalë pozitiv në testet për COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës të Leeds.

Hunter ka luajtur 540 ndeshje për Leeds Unietd, ku shënoi 18 gola dhe u bë një legjendë e klubit.

Tani 76 vjeçar, Hunter skuadrës së Leeds i ishte bashkuar në moshën 15 vjeçare.

Ai gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Bristol City dhe Barnsley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat