Tronditet Barcelona

Futboll

Tronditet Barcelona

Më: 10 prill 2020 Në ora: 13:56
Tronditet Barcelona

Gjashtë anëtarë të bordit drejtues të të Barcelonës kanë paraqitur në bllok dorëheqjen këtë të enjte.

Sikurse njofton “La Vanguardia”, Emili Rousaud, Enrique Tombas, Silvio Elías dhe Josep Pont, janë katër drejtuesit që “u ftuan” për të ndërmarrë këtë veprim nga presidenti i Barçës për të lënë pozicionet e tyre përkatëse në bord, për shkak të përplasjeve me Bartomeun, të cilëve iu shtuan edhe dy të tjerë: Maria Teixidor dhe Jordi Calsamiglia.

Të gjithë ata kanë dorëzuar para noterit një letër të përbashkët dorëheqjeje dhe më pas ia kanë komunikuar vetë vendimin presidentit Bartome. Në këtë mënyrë, bordi drejtues mbetet me 13 anëtarë nga 19 në total.

Përveç kësaj, gjashtë të dorëhequrit iu drejtuan me një letër të hapur tifozëve:

“I kemi kërkuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Bartomeu nga pozicioni ynë si drejtues të Barcelonës. Kemi arritur në këtë pikë pasi nuk e shohim të mundur që idetë tona t’u përshtaten ketyre formave të menaxhimit, kur kemi përballë sfida të rëndësishme në të ardhmen, veçanërisht, pas skenarëve të rinj për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Ne gjithashtu duhet të theksojnë se jemi shumë të zhgënjyer me episodin fatkeq në rrjetet sociale, i njohur si “Barçagate”, për të cilin u njoftuam përmes shtypit.

Ne kërkojmë që, pasi të paraqiten rezultatet e auditimit, që i janë besuar PWC, te ndahen përgjegjësitë si dhe të bëhet kompensimi eventual për pasuritë përkatëse.

Si detyrë të fundit për klubin tonë, rekomandojmë që sa më shpejt, që rrethanat ta lejojnë, të zhvillohen zgjedhje të reja, për manaxhimin e klubit në mënyrën më të mirë të mundshme përballë sfidave të rëndësishme të së ardhmes më të afërt…”

Sipas informacioneve të “La Vanguardias”, nuk përjashtohet mundësia që brenda ditëve të ardhshme të ketë dorëheqje të reja në bordin drejtues të Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat