Plas te Baseli, shqiptari me shokë nuk pranojnë ulje të pagës

Futboll

Plas te Baseli, shqiptari me shokë nuk pranojnë ulje të pagës

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:04
Plas te Baseli, shqiptari me shokë nuk pranojnë ulje të pagës

Situata në gjithë botën është kaotike për shkak të koronavirusit.

Dëmi i madh ekonomik ka prekur edhe klubet e futbollit që prej javësh janë në negocime me futbollistët për të ulur pagat e tyre. Pas Ermir Lenjanit që u përjashtua nga Sion dhe Zhegrovës që u kthye te Genk pasi Baseli s’mund të blejë kartonin e tij, tashmë është radha e Taulant Xhakës që të përplaset me drejtuesit.

Mesfushori i Kombëtares sonë ka pasur një propozim nga ana e drejtuesve për të ulur rrogën me 70 përqind për 3 muajt e ardhshëm me qëllim që klubi mos të rëndohet shumë financiarisht në këtë periudhë koronavirusi, shkruan gazetaolle.

Por, një gjë e tillë s’është pranuar nga mesfushori luftarak, por edhe nga as lojtarët e tjerë. Me të marrë vesh vendimin e tyre për të mos pranuar uljen e rrogave, klubi i Baselit doli në një njoftim për shtyp duke treguar që s’ka pasur një marrëveshje me futbollistët në këtë periudhë të vështirë.

Sigurisht kjo komunikatë dëmton shumë imazhin e lojtarëve, të cilët në sytë e tifozëve duken se luajnë për para. Ky veprim i klubit të Baselit ka lënë shije të hidhur te futbollistët që priten të reagojnë për të shpjeguar situatën e tyre në sytë e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat