Bendtner synon të bëhet trajner

Futboll

Bendtner synon të bëhet trajner

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:09
Bendtner synon të bëhet trajner

sh-ylli i Arsenalit dhe Juventusit, Nicklas Bendtner, ka njoftuar se është i gatshëm t’i futet zejes së trajnerit.

Danezi, që aktualisht është lojtar i lirë, ka mbetur pa klub nga dhjetori kur u largua nga Copenhageni.

“Një nga gjërat që do të bëj është të përgatitem të jem trajner. Të ndjek kursin dhe të marr licencat e nevojshme është diçka për çka jam i uritur, ka thënë Bendtner,

Madje edhe ish-trajneri i tij te Copenhageni, Stale Solbakken, ka thënë se “Nicklasi është një lider i mirë në futboll e për këtë s’ka dilemë”.

“Pos kësaj, ai ka përvojë nga shtete të ndryshme”, ka deklaruar ai për “BT”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat