Neuer i nxjerrë telashe Bayernit, kërkon pagë astronomike

Futboll

Neuer i nxjerrë telashe Bayernit, kërkon pagë astronomike

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:52
Neuer

Marrëveshja mes Bayern Munich dhe Manuel Neuer për vazhdimin e kontratës nuk duket e lehtë.

Sipas Bild, Manuel Neuer po kërkon një kontratë deri në vitin 2025, dhe Bayern ka ofruar dy vite më pak, deri në vitin 2023.

Portieri 34 vjeçar, ka kontratë me kampionët e Bundesligës deri në vitin 2021.

Një tjetër problem i paraqitur gjatë negociatave, është edhe ai që ka të bëjë me pagën.

Reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë, po kërkon 20 milionë euro në vit, diçka vështirë që do të pranohet nga Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat