Synon mbrojtësin brazilian

Futboll

Synon mbrojtësin brazilian

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:54
Synon mbrojtësin brazilian

Klopp synon mbrojtësin brazilian.

Sevilla duket se ka bërë një goditje mjaft të suksesshme verën e vitit të shkuar, kur mori nga Nantes për 15 milionë euro Diego Carlos.

Braziliani ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë në Spanjë dhe vlera e kartonit të tij ka prekur shifrën e 35 milionë eurove tashmë. Në garë për shërbimet e tij janë Liverpool dhe Barcelona.

“The Reds” e shohin si partnerin ideal për Van Dijk, pasi Gomez e Matip nuk bindin, ndërsa Lovren do të largohet. Nga ana tjetër, Barcelona e kërkon si zëvendësuesin e Umtiti, i cili pritet të firmosë për Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat