Donnarumma pritet të lërë Mianin

Futboll

Donnarumma pritet të lërë Mianin

Më: 10 prill 2020 Në ora: 15:04
Donnarumma pritet të lërë Mianin

Gianluigi Donnarumma pritet të lërë Mianin në fund të sezonit, pasi dëshiron të luajë në një klub ku të ketë mundësi të garojë për objektiva madhorë, por nga ana tjetër edhe klubi kuqezi e sheh si një lojtar që mund të përmirësojë ndjeshëm situatën financiare.

I dalë nga akademia e klubit të Milanit, Donnarumma nuk peshon fare në bilancin ekonomik, ndaj kundrejt një shifre prej 50-60 milionë eurosh, drejtuesit e kuqezinjve do të realizonin një plusvalencë të rëndësishme.

Kjo shifër do të ndihmonte ndjeshëm drejtuesit e klubit në afrimin e elementëve të tjerë që mund të përforcojnë më shumë skuadrën, ndërsa nga ana tjetër do të shkarkoheshin edhe nga një pagë e majme prej rreth 6 milionë eurosh, që gardiani i merr në sezon.

Pikërisht për këtë arsye, Administratori Gazidis ka piketuar emrat e gardianit të Napolit, Meret dhe atij të Udineses, Musso, si pasues të mundshëm të Donnarummës, ndërsa kartoni i çdonjërit prej tyre vlerësohet 25-30 milionë euro.

Në këtë mënyrë, Milani do të mund t’ia besonte mbrojtjen e kuadratit të portës sërish një emri të ri të talentuar dhe me perspektivë të madhe për të ardhmen, por njëkohësisht do të përfitonte ndjeshëm nga shitja e Donnarummës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat