Koha kur Figo e fali Ronaldon

Futboll

Koha kur Figo e fali Ronaldon

Më: 10 prill 2020 Në ora: 16:00
Koha kur Figo e fali Ronaldon

Legjenda e Real Madridit, Luis Figo e kishte faluar ish-bashkëlojtarin e tij te klubi madrilen, Ronaldo për një koment që ai e kishte bërë për gruan e tij, Helene Svedin.

Figo dhe Ronaldo kishin qenë bashkëlojtar për dy vjet e gjysmë në kryeqytetin spanjoll para se portugezi të largohej te Interi.

Gjatë kohës së tyre së bashku te Reali, Ronaldo e kishte bërë një deklaratë kontroverse për gruan e Figos.

“Po ta kisha gruan që e ka Figo, unë do të qëndroja gjithmonë në shtëpi”, kishte thënë dikur braziliani.

Kësaj deklarate, Figo insiston se ai dhe Ronaldo janë miq dhe se ai e dinte për këtë koment.


“Unë tashmë e dija për komentin sepse ai e kishte thënë në dhomat e zhveshjes. Por, unë e fal Ronin sepse ai bën gjithmonë shaka”, ka thënë Figo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat