Mos luani me jetën

Futboll

Mos luani me jetën

Më: 10 prill 2020 Në ora: 16:19
Gianni Infantino

Futbolli do të rinisë kur siguria për të luajtur dhe zbritur në fushë do të jetë 100%. Mesazhi është i qartë dhe direkt nga Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, nëpërmjet mikrofonave të “Bein Sport”:

“Nuk mund të rrezikohet jeta njerëzore për një ndeshje, një kompeticion apo edhe një kampionat. Të gjithë duhet ta kenë parasysh kaq gjë”.

“Do të ishte shumë e papërgjegjshme që të nisej kompeticioni nëse situata nuk është e sigurtë 100%. Nëse do të duhet të presim edhe pak, do ta bëjmë. Eshtë më mirë të presim dhe ta nisim me qetësi se sa të nxitojmë dhe të kthehemi në pikën zero”.

Sakaq, FIFA po mendon për një fond ndihme për shumë klube që do të preken nga kjo situatë aspak e mirë për ekonominë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat