Spekulime apo...

Futboll

Spekulime apo...

Më: 10 prill 2020 Në ora: 17:21
Werner

Sulmuesi gjerman po kërkohet nga klubet e Premierligës, mbi të gjitha nga Liverpooli. Por, drejtuesit e Leipzigut nuk brengosen për të ardhmen e Wernerit, i cili, sipas tyre, ende nuk e ka kërkuar largimin

Timo Werner nuk e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga RB Leipzig pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, ky fakt e ka bërë të ndihet mjaft i relaksuar shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Oliver Mintzlaff.

Përfaqësuesi gjerman kërkohet qe një kohë nga klubet e Premierligës, ndërsa duket se Liverpooli është në krye të preferencave për sulmuesin gjerman.

Sidoqoftë, Mintzlaff nuk sheh arsye të brengoset nëse Werner do të jetë në klub edhe në sezonin e ardhshëm.

“Unë jam thellësisht i relaksuar për Werner”, ka thënë kreu i klubit gjerman për “Sky”.

“Ai nuk ka dhënë ende sinjale se dëshiron të largohet pas përfundimit të këtij sezoni, dhe nuk do të duhej të ketë. Ai ka kontratë me klubin tonë deri në vitin 2023”, përfundoi Mintzlaff.

Werner është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat