Reali gati për blerjen e bujshme

Futboll

Reali gati për blerjen e bujshme

Më: 10 prill 2020 Në ora: 17:24
Reali gati për blerjen e bujshme

Real Madrid e ka seriozisht për Eduardo Camavinga dhe ka përgatitur ofertën e parë në drejtim të Rennes. Sipas mediave në Francë, “Los Blancos” do të prezantohen te drejtuesit e Rennes me ofertën prej 65 milionë eurosh.

Problemi i vetëm është konkurrenca e PSG-së, që gjithashtu e kërkon me çdo kusht 17-vjeçarin, i cili shihet si një ndër mesfushorët më premtues.

Zidane Zidane e pëlqen shumë Camavingan dhe duket se ideja për të marrë 17-vjeçarin në Madrid, ka bërë që të harrojë edhe pistën Pogba.

Kampioni i Botës pritet të largohet nga Manchester United në verë, por “Los Blancos” janë më të prirë drejt Camavingas dhe Juventus mund ta ketë rrugën e lirë për të firmosur me Pogban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat