Një foto e rrallë, rrahje me serbët në Novi Sad, ky është shqiptari me numër 11

Futboll

Një foto e rrallë, rrahje me serbët në Novi Sad, ky është shqiptari me numër 11

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2020 Në ora: 17:36
Një foto e rrallë, rrahje me serbët në Novi Sad, ky është shqiptari me numër 11

Një fotografi e rrallë por shumë domethënëse, e fundviteve të 80-ta, sigurisht është e vitit 1990, kur ndodhi një rrahje në stadiumin e Vojvodinës në Novi Sad mes serbëve dhe tifozëve kroat të skuadrës së futbollit Dinamo së Zagrebit.

Me numër 11-të, te rrethoja që shihet, është Kujtim Shala, atëkohë lojtar i Dinamos, duke kërkuar që të qetësohen tifozët BBB të Dinamos.

Kjo fotografi është treguesi më i mirë se luftëra në ish Jugosllavi filluan nga sportet, ja si ndeshja Vojvodina-Dinamo, pastaj me 8 prill mes Prishtinës dhe Proleterit të Zrenjanit, kur u rrahën futbollistët shqiptar të Prishtinës nga milicia e regjimit ish jugosllav.

Pastaj me 13 maj ndodhi rrahja e madhe në Maksimir mes tifozëve të Dinamos dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, po ashtu me 26 shtator  digjet Flamuri ish jugosllav nga tifozët “Torcida” e Hajdukut, në takim kundër Partizanit të Beogradit, të gjitha këto ndodhën në vitin 1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat