Rivaldo: Messi? Ka vetëm 2 alternativa

Futboll

Rivaldo: Messi? Ka vetëm 2 alternativa

Më: 10 prill 2020 Në ora: 17:47
Rivaldo: Messi? Ka vetëm 2 alternativa

Leo Messi i ka cilësuar si fake news në orët e kaluara lajmet që flisnin për një transferim të mundshëm të tijin tek Inter-i, Newell’s dhe pagesën e bërë për të nxejrrë nga burgu Ronaldinho-n.

Tani, për të ardhmen e Pleshtit ka folur ish-ylli i Barcelona-s, Rivaldo. Në një interivstë për Betfair, ish-numri 10-të ka thënë: “’Massimo Moratti, ka thënë se mund ta merrte Leo Messi-n në klub për të ringjallur duelin personal me Cristiano Ronaldo-n në Itali, por siç kam thënë më parë, unë nuk mendoj se ai do ta lërë Barcelona-n për klube të tjerë eurpianë”.

Nëse Messi do të vendosë të braktisë Barçën, për Rivaldo-n ka vetëm dy alternativa: “Messi mund të nënshkruajë për një klub kinez ose të shkojë në MLS, por vetëm kur të mos jetë më vendimtar me fanellën e katalanasve. Edhe pse një transferim tek Inter-i do të ishte më i fitimprurës për lojtarin, besoj se nuk do të mjaftojë për ta bindur”.

“Natyrisht, Inter-i ëshhtë një skuadër e madhe europiane që ka blerë futbollustë shumë të mirë në të kaluarën dhe ka fituar tituj shumë të rëndësishëm, por nuk e imagjinoj dot që Messi të ndryshojë klub gjatë kohës që do të jetë në nivele të larta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat