Roberto Carlos: Ky trajner më shkatërroi, nuk merr vesh asgjë nga futbolli

Futboll

Roberto Carlos: Ky trajner më shkatërroi, nuk merr vesh asgjë nga futbolli

Më: 10 prill 2020 Në ora: 18:04
Roberto Carlos

Sot feston ditëlindjen e 47-të Roberto Carlos, legjendë e futbollit brazilian dhe e Realit të Madridit.

Asnjë i huaj nuk ka arritur të luajë më shumë ndeshje me fanellën madrilene sesa mbrojtësi i majtë, i cili në pak kohë u bë një lojtar i dashur për tifozët madrilenë.

Por nëse Roberto Carlos e ndihmoi Realin e Madridit për të fituar shumë trofe, këta të fundit duhet që të falënderojnë një emër: Roy Hodgson.

Në vitin 1995, Moratti mori drejtimin e Interit dhe u bë president i skuadrës. Bosi zikaltër transferoi 3 futbollistë: Paul Ins, Javier Zanetti dhe të riun brazilian të Palmeirasit, Roberto Carlos.

Në ndeshjet e para ai ra në sy për shpejtësinë, goditjen dhe sensin e golave.

Kishte potencë, magji dhe samba në këmbët e tij. Por rezultatet pozitive nuk po vinin dhe në krye të Interit erdhi trajneri Roy Hodgson. Diçka që nuk ishte pozitive për Roberto Carlosin.

“Roy Hodgson më shkatërroi. Më bëri që të luaja në mesfushë dhe në këtë mënyrë unë nuk kisha mundësi që të luaja me kombëtaren në Kupën e Amerikës, e cila ishte në vitin 1997. Nuk është se ai merrte vendime të gabuara, por ai thjesht nuk merrte vesh nga futbolli”, kujton Roberto Karlos disa vite më vonë. Tifozët e Interit nisën ta adhuronin mbrojtësin, por trajneri nuk kishte të njëjtën ide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat