Rangnick: Kemi biseduar me Milanin, nuk kemi akord

Futboll

Rangnick: Kemi biseduar me Milanin, nuk kemi akord

Më: 10 prill 2020 Në ora: 18:47
Ralf Rangnick

Milani i sezonit të ardhshëm pritet të nisë me ndryshime të mëdha pasi në stol mund të ulet arkitekti i Leipzig, Ralf Rangnick, që veç rolit të trajneri do të ketë dhe atë të drejtorit të sektorit teknik dhe do të mbulojë merkaton e klubit, praktikisht në stilin e një menaxheri në Premier League.

Por vetë Rangnik, i pyetur për këta zëra që sollën largimin e Bobanit nga detyra te kuqezinjtë, deklaron se nuk ka asnjë arkord me Milanin, por nuk ka mohuar ekzistencën e bisedimeve mes palëve.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me një akord timin me klubin e Milanit. Ka pasur disa kontakte në të shkuarën, por asgjë konkrete,” theksoi ai për radion “MDR”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat