Lojtarët që paguhen më së paku në Serie A, mes tyre edhe një shqiptar

Futboll

Lojtarët që paguhen më së paku në Serie A, mes tyre edhe një shqiptar

Më: 10 prill 2020 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku, Matthis De Ligt, Zlatan Ibrahimovic dhe shumë kolegë të tjerë në Serie A  janë multi milionerë tashmë falë pagave të tyre të majme.

Në Serie A , ka dhjetëra lojtarë që kanë pagë vjetore me miliona euro.

Por duhet hedhur një vështrim edhe tek ata që e kanë pagën e vogël, e që nuk janë të pakët në Serie A.

Madje disa prej tyre janë lojtarë që luajnë startues, sic është rasti i mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla (50 mijë euro në sezon)  dhe vazhdon të fitojnë më pak se shumë shokë të skuadrës.

Pagat janë nxjerrë nga uev faqja Capology.com, ku janë gjetur 10 lojtarët me pagën më të ulët në Serie A .

Secili prej tyre ka luajtur në sezonin aktual, të paktën një ndeshje.

Daniele Ragatzu (CAGLIARI): 150 mijë euro në sezon

Riccardo Sottil (FIORENTINA): 150 mijë euro në sezon

Gabriel Strefezza (SPAL): 100 mijë euro në sezon

Andrea Cistana (BRESCIA): 100 mijë euro në sezon

Vincenzo Millico (TORINO): 100 mijë euro në sezon

Sebastiano Esposito (INTER): 100 mijë euro në sezon

Lukas Haraslin (SASSUOLO): 92 mijë euro në sezon

Marash Kumbulla (VERONA): 50 mijë euro në sezon

Lorenzo Andrenacci (BRESCIA): 40 mijë euro në sezon

Massimiliano Mangraviti (BRESCIA): 40 mijë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat