Lazio blindon Strakoshën, arrihet akordi për rinovimin e kontratës

Futboll

Lazio blindon Strakoshën, arrihet akordi për rinovimin e kontratës

Më: 10 prill 2020 Në ora: 20:07
Thomas Strakosha

Lazio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera.

Duke parë interesimin e klubeve prestigjoze të Europës për të marrë shërbimet e gardianit të kombëtares shqiptare, Lotito dhe Tare kanë lëvizur duke bindur Strakoshën me një kontratë të re.

Aktualisht 25-vjeçari shqiptar ka një marrëveshje që e lidh me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2022, nga e cila Strakosha fiton 1,2 milionë euro në sezon. Lotito  dhe Tare e kanë arritur marrëveshjen me portierin kuqezi për një kontratë të re deri në vitin 2025 nga e cila Strakosha do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, por me këtë marrëveshje të re, Tare dhe Lotito kanë shmangur interesimin e klubeve të mëdha europiane për kuqeziun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat