130 milionë euro për dy lojtarë, Lazio mbush “arkat” nga PSG-ja

Futboll

130 milionë euro për dy lojtarë, Lazio mbush “arkat” nga PSG-ja

Më: 10 prill 2020 Në ora: 23:14
Lazio

PSG-ja po mendon që tani për sezonin e ri. Skuadra franceze me shumë mundësi do të ndryshojë trajner edicionin e ardhshëm dhe pritet të ndryshojë edhe disa lojtarë në merkato.

Duke parë një largim të mundshëm të Neymar, drejtuesit e klubit kanë kthyer sytë nga Serie A për të forcuar ekipin. Sipas mediave në Itali janë gati 130 milion euro për dy lojtarë të Lazios që drejtori Leonardo i kërkon në ekip.

Bëhet fjalë për Milinkovic-Savic dhe Marusic që janë në orbitën e klubit francez. Një shume tillë duket shumë e vështirë për t’u refuzuar nga presidenti Lotito.

Kujtojmë që sot gjatë ditës u njoftua nga mediat italiane se Thomas Strakosha ka vazhduar kontratën me klubin lacial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat