Premier League harton planin e fundit për vazhdimin e sezonit

Futboll

Premier League harton planin e fundit për vazhdimin e sezonit

Më: 11 prill 2020 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Pandemia e madhe botërore “Covid19” ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive.

Premier League poashtu ka kohë që e ka ndaluar aktivitetin e saj.

Nuk duket se sezoni do të shpallet ti pavlefshëm, por ka ende shumë punë për të ardhur deri te momenti i vazhdimit të tij.

Fatmirësisht, duket se përgjegjësit kanë një plan për vazhdimin e tij.

Sipas ‘The Mirror’, klubet janë të gatshme të nxjerrin makineritë e testimit të COVID-19, për të rritur përgatitjet për rikthim.

Teknologjia do të përdorët në baza ditore çdo ditë për të monitoruar shëndetin e lojtarëve, dhe shumë ekipe presin që të rikthehen në stërvitje muajin tjetër.

Disa klube madje u kanë thënë yjeve të tyre të përgatiten për një rikthim në mes të majit.

Përfaqësuesit e ligave janë takuar rregullisht me qeverinë për të diskutuar mbi rifillimin pasi të hiqet bllokimi kombëtar.

Vazhdimi i kampionatit do të luhet me dyer të mbyllura, por ndeshjet do të transmetohen të gjitha.

Takimi i radhës i Premierligës do të jetë më 17 prill, ku do të diskutohet për të gjitha opsionet e rikthimit të mundshëm të ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat