Klubet janë në pritje për të mësuar datën

Futboll

Klubet janë në pritje për të mësuar datën

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:21
Klubet janë në pritje për të mësuar datën

Futbolli ka kaluar prej disa kohësh në plan të dytë, teksa pandemia globale COVID-19 ka ndryshuar rrënjësisht jetën si e njohim ne, duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve.

Klubet janë në pritje për të mësuar datën kur do rikthehen sërish në fushat e blerta, ndërsa po mendohet që koha më e përshtatshme do të jetë në muajin qershor. Megjithatë, sipas asaj që raporton “The Mirror” Premier League mund të nisë në muajin maj, por pa praninë e tifozëve.

Madje media britanike bën me dije se stadiumet mund të mbeten të boshatisura përgjatë gjithë këtij viti, duke bërë kështu që të shohim sërish tifozë vetëm në vitin 2021.

Një vendim i tillë patjetër që do e ndryshonte tërësisht mënyrën se si ne jemi mësuar të  shohim futbollin, ndërsa edhe për futbollistët do të ishte e vështirë të luajnë në një stadium të boshatisur ku mungon atmosfera drithëruese që janë mësuar gjithnjë të përjetojnë. Arkat e skuadrave do të pësonin një humbje në rast të zbatimit të kësaj ideje, por gjithsesi do të mund të shpëtonin të ardhurat e marra nga të drejtat televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat