Kam prova për gjithçka

Futboll

Kam prova për gjithçka

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:37
Kam prova për gjithçka

Barcelona po kalon nëpër një kaos të vërtetë.

Pesë zyrtarë të klubit janë larguar ditëve të fundit, dhe Emiili Rousaud duke folur para medieve, ngriti dyshime korrupsioni në skuadër.

Kjo shtyu reagimin e Barcelonës, të cilët kundërshtuan çdo veprim të mundshëm korrupsioni duke mos përjashtuar edhe të drejtën e padisë ndaj Rousaud.

Ky i fundit nuk shqetësohet nga kjo gjë, madje u kërkon ta bëjnë atë, për të publikuar edhe të tjera prova.

“Të thuash se ata do të hapin një proces ligjor nuk do të thotë asgjë. Është e qartë për mua se po më kërcënojnë . Unë qëndroj prapa çdo gjëje që thash, dhe kam prova.

Nëse kontrolloni shërbimet juridike, ata do të shohin se nuk ka pse të më padisin. Për më tepër, mund të jetë mirë sepse do të thotë se kjo çështje do të vlerësohet në detaje, dhe unë kam prova që sigurisht që do të shqyrtoheshin”, ka deklaruar Rousaud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat