Këta janë lojtarët që mund të blihen falas

Futboll

Këta janë lojtarët që mund të blihen falas

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:43
Këta janë lojtarët që mund të blihen falas

COVID-19 ka sjellë shumë probleme për të gjitha klubet e futbollit.

Derisa disa i frikësohen falimentimit, disa tjera veçse kanë marrë vendime për ulje të pagave të lojtarëve.

Afati kalimtar i kësaj vere, pritet të jetë më ndryshe, ku ekipet nuk do të tentojnë realizimin e transferimeve të shtrenjta, për të kursyer para.

Për të gjitha këto ekipe, është një mundësi e mirë që të nënshkruajnë me lojtar që përfundojnë kontratat më 30 qershor.

Shumë yje të futbolli evropian pas kësaj date do të jenë të lirë.

Emrat:
Pedro – Chelsea

Adam Llallana – Liverpool

Edinson Cavani – PSG

David Silva – Man City

Thomas Meunier – PSG

Mario Gotze – Dortmund

Willian – Chelsea

Jose Callejon – Napoli

Dries Mertens – Napoli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat