Suarez nuk mendon më për Barcelonën

Futboll

Suarez nuk mendon më për Barcelonën

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:14
Suarez nuk mendon më për Barcelonën

Lojtari dhe trajneri i Boston River, ish-ndërkombëtari uruguajan, Sebastian "Loco" Abreu, pranoi këtë të premte se i ofroi bashkatdhetarit të tij, Luis Suarez, lojtar i Barçës, të nënshkruante për Nacional, nëse bëhej trajner i "tricolor”. Në një intervistë për “Radio 890”, ish-mbrojtësi i Uruguajit, Deportivo de La Coruña, River Plate dhe Monterrey, mes shumë të tjerëve, rrëfeu se si kishte mundësi të plota, reale, për të drejtuar Nacional, kur trajneri i atëhershëm, Álvaro Gutiérrez, dha dorëheqjen në dhjetor 2019: 

"Në ato ditë, pas 18 dhjetorit, Luis Suárez ishte gati të vinte dhe unë i thashë: “Shiko, Lucho, nuk është asgjë konkrete, por mund të ketë një mundësi...

” E pyeta cila ishte situata e tij te Barcelona. "Më kanë mbetur edhe gjashtë muaj kontratë, por të flas me Sofin, të flas për familjen. Nëse do të ishit teknik ju trajner i Nacional, mund të kthehesha atje”, - ishte përgjigjja e Suárez u përgjigj. 

Sipas Abreu, “kthimi te Nacional dhe fakti që ai të ishte trajneri i tij, gjeneroi motivimin e Suarez, iu duk një sfidë e bukur”. Sidoqoftë, lojtari i Boston River e përshkroi si "korrekt" vendimin e klubit “trengjyrësh” për të nënshkruar me Gustavo Munúa si trajner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat