Selmani: Me thanë mbylle gojën 

Futboll

Selmani: Me thanë mbylle gojën 

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:44
Selmani: Me thanë mbylle gojën 

Trajneri i futbollit Agron Selmanbi ka një porosi.

“Nga shëndetësia, arsimi, kultura dhe sporti , duhet të bëhemi bashkë, kemi nevojë për njëri tjetrin, kemi nevojë të ndërtojmë një rend shtepiak të sjelljes.

Çka është karantina ?

Karantina është tërësia e masave mbrojtëse që merren për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje ngjitëse , kryesisht duke i mbajtur të sëmurët ose ata që dyshohen si të tillë, të veçuar nga të tjerët për një kohë të caktuar.

Pra karantina është një tërësi e masave mbrojtëse me qëllim prevenues dhe me qëllim të menaxhimit sa ma të mire të sëmundjes ngjitëse dhe asgjë kundër jush, asgjë kundër neve, asgje kundër meje. thjeshtë kërkohet për të mirën tonë individuale dhe kolektive një bashkëpunim nga ana jonë.
Me thanë mbylle gojën, harruan se unë mund të shkruaj…”, tregon Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat