Jan Oblak, portieri më i mirë i La Ligës në dekadën e fundit

Futboll

Jan Oblak, portieri më i mirë i La Ligës në dekadën e fundit

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:48
Jan Oblak

Jan Oblak, portieri i Atletico Madrid, aktualisht është më i miri në botë në pozitën e tij.

Pak kush mund të dyshojë në këtë, madje kjo bëhet edhe më bindëse me shifrat për paraqitjet e tij.

Ai është katër herë fitues i çmimit të portierit më të mirë në La Liga në katër sezonet e fundit, dhe është rrugës për të pestin.

Sipas statistikave të Opta, të bëra që nga sezoni 2010-2011, Oblak është portieri me numrin më të vogël të golave të pranuara për ndeshje.

Ai mesatarisht ka pranuar 0.64 gola për ndeshje.

Renditja vazhdon me Victor Valdes dhe Thibaut Corurtois.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat