Media zvicerane habit, Selektori te Kosova në dyshim

Futboll

Media zvicerane habit, Selektori te Kosova në dyshim

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:14
Media zvicerane habit, Selektori te Kosova në dyshim

Gazeta e njohur Blick, i ka kushtuar një shkrim përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes, me ç’rast ka folur edhe rreth të ardhmes së tij te kombëtarja e Kosovës.

Kontrata e tij i skadon deri në qershor, megjithatë duket se ende nuk kanë nisur bisedimet ndërmjet tij dhe FFK-së për vazhdimin e kontratës.

“Challandes ka pasur një fushatë të suksesshme me Kosovën duke fituar 11 ndeshje, derisa ka pasur edhe pesë barazime në 20 ndeshje. Megjithatë kontrata e tij i skadon në qershor”, shkruan e njohura Blick.

E pas shtyrjes së ndeshjeve për Evropian shkaku i koronavirusit, ka komplikuar situatën, me Kosovën që është dy ndeshje larg kësaj arritje historike.

Sipas Blick-ut deri më tani ka pasur pak sinjale se atij do t’i vazhdohet kontrata.

“Kontrata i vazhdohet me automatizëm nëse Kosova arrin të kualifikohet për Evropian”, shkruan Blick. Tutje e përditshmja zvicerane shkruan se nuk janë duke u zhvilluar bisedime momentalisht rreth të ardhmes së tij.

“Duhet të kuptojmë se momentalisht futbolli nuk është më e rëndësishmi në botë”, ka thënë Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat