Shokon botën

Futboll

Shokon botën

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:23
Shokon botën

Miliarderi rus dhe pronari i Chelsea, Roman Abramovich ka pësuar një humbje drastike në financat e tij. Sipas medieve angleze, Abramovich humbi rreth 2.5 miliardë euro gjatë krizës së koronavirusit.

Pavarësisht kësaj ai ka bërë një gjest që ka befasuar publikun britanik por edhe atë ndërkombëtarë.

Për dallim nga disa klube angleze që ulin pagat për lojtarët dhe pushojnë punëtorët, pronari i Chelseat ka vendosur të mbajë të gjithë futbollistët dhe punonjësit dhe do t'u paguajë të gjitha pagat e plota.

Ai më parë kishte vënë një hotel të klubit në “Stamford Bridge” në dispozicion të profesionistëve mjekësorë ndërsa luftonte me epideminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat