Crouch: Disa gjëra ndodhin për një arsye

Futboll

Crouch: Disa gjëra ndodhin për një arsye

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:26
Crouch: Disa gjëra ndodhin për një arsye

Peter Crouch u largua nga Liverpooli në verën e vitit 2008, një zgjedhje për të cilën tashmë duket se është penduar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ish-sulmuesi i “Të Kuqve” është shprehur se ai nuk duhej të ishte larguar, por të priste momentin e tij. “Disa gjëra ndodhin për një arsye, siç ishte edhe ajo që ne humbëm finalen e 2007 në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Crouch.

“Unë vendosa të largohem në 2008 dhe Benitez dukej i lumtur për këtë, pasi unë isha gjithmonë një plan B për të. Një nga arsyet që u largova dhe kalova te Portsmouth, ishte fakti se Fernando Torres dhe Steven Gerrard kuptoheshin shumë mirë bashkë dhe nuk kishte vend për mua”.

“Por, një vit e gjysmë më vonë pashë që kishin hapësira edhe sulmuesit e tjerë në ekip dhe kjo më bëri të pendohem që u largova nga Liverpooli. Megjithatë, mendoj se nuk duhet të lihet një ekip si Liverpooli aq lehtë”, u shpreh Crouch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat