E pabesueshme çfarë i ndodhi ekipit të reprezentuesit të Kosovës

Futboll

E pabesueshme çfarë i ndodhi ekipit të reprezentuesit të Kosovës

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:28
E pabesueshme çfarë i ndodhi ekipit të reprezentuesit të Kosovës

Pas falimentimit të Zilinës nga Sllovakia, për shkak të pandemisë me Covid -19, një skenarë të ngjashëm po përjeton edhe një prej tre klubeve më të famshme belge, Standard Liege, ku luan mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Kampioni i dhjetëfishtë belg ka humbur licencën, pasi e ka parë se nuk do të mund të mbulojnë borxhet deri në fund të sezonit, për shkak të pezullimit të kampionatit, transmeton Reshat Ibrahimi.

Standardi ka shpallur falimentimin dhe tani do të fillojë të luaj nga liga e tretë.

Me 24 prill do të dihet fati i kampionatin të ndërprerë belg, ku titulli i nda Brugges.

UEFA ka paralajmëruar se federatat që ndërpresin kampionatet do të mbesin pa vende në Europë sezonin e ardhshëm, dhe belget tani kanë ndryshuar mendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat