Prekazi flet për dramën e finales në Beograd

Futboll

Prekazi flet për dramën e finales në Beograd

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:35
Prekazi flet për dramën e finales në Beograd

Para gati 42 vitesh (24 maj 1978) në stadiumin “Marakana” të Beogradit një klub shqiptar për herë të parë në histori po luante në një finale të kupës së Ish-Jugosllavisë.

Ishte KF Trepça nga Mitrovica, e cila në finalen e madhe takohej me Rijekën nga Kroacia. Finalja u luajt në ambent fantastik para 45.000 shikuesve, e së cilës në fund iu gëzua skuadra kroate e cila fitoi dramën pas plotë 120 minuta lojë.

Ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar pa gola, 0:0, kurse në minutën e parë të lojës shtesë Radoviq kishte shënuar për rezultatin 1:0.

E kujtime të rralla nga kjo ndeshje historike për faqen e gazetarit Reshat Ibrahimi, sjell legjenda e futbollit të Kosovës, Rafet Prekazi, i cili në atë ndeshje kishte qenë vetëm 18 vjeq.

Ai thotë se dashamirët e futbollit në Mitrovicë edhe sot e kësaj dite flasin për atë finale. Trepça në atë sezon garonte edhe në ligën e parë të ish-jugosllavisë.

“Nuk harrohet ajo finale. Ishte dramë e vërtetë. Një ndeshje që zgjati 120 minuta, pasi në kohën e rregullt ndeshja përfundoi pa gola, 0:0. Për shqiptarët ishte ndeshje që mbetet në histori. Ishte hera e parë që një skuadër shqiptare preku finalen. U luajt në stadiumin ‘Marakana’ të Beogradit në një ambient fantastik para 45 mijë shikuesve.

Kam qenë shumë i ri, vetëm 18 vjec. Ne tre ditë para finales me Rijekën luajtëm për pikë në Mitrovicë, humbëm 1-2. Të dy ekipet luajtëm me formacione të kombinuara, pasi ruheshim për finalen e madhe”, kujton Prekazi, sot 60 vjeq dhe jeton në Mitrovicë.

“Humbjen e patëm përjetuar rëndë, pasi patëm zhvilluar një ndeshje të mirë. Më kujtohen rastet e Ramadan Cimilit dhe të Fisnik Ademit, të cilët nuk ia dolëm t’i shndërrojmë në gola. Më kujtohet se kemi qenë edhe të dëmtuar nga referët. Në portën tonë qëndronte Dragan Mutibariq, i cili ishte kthyer nga Schalke 04, ndërsa ekipi drejtohej nga dyshja e trajnerëve Ajet Shosholli dhe Hysni Maxhuni, pasi kryesia e largoi Varagicin para finales”, tregon Prekazi.

“Por të them të drejtën edhe gysmëfinalja me Dinamo Zagrebin ka qenë emocionuese. Për një javë u takuam dy herë me ata, të dyja ndeshjet në Mitrovicë dhe dy herë i patëm fituar. Në ndeshjen e kupës bëmë sensacion. 0-0 në kohën e rregullt, ndërsa 5-4 në penallti. Ivkovic ishte në portë, ndërsa luante edhe Zajec. Për pikë i fituam 2-0”, kujton Rafet Prekazi, i cili sot është seleksionues i U21 të Kosovës! Reshat Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat