Duroni

Futboll

Duroni

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:42
Totti

Komunikimet në Instagram të Francesco Totti në këtë kohë emergjente të “Coronavirus” janë duke u bërë gjithnjë e më popullore. Qeshje, shaka, anekdota, por edhe histori për jetën e tij të përditshme. Sidomos në këtë moment izolimi në familje: “Unë stërvitem pesë ditë në javë, pastaj kaloj kohë me djalin tim, duke studiuar dhe duke luajtur. Sigurisht, është një kohë e vështirë..." 

Duke jetuar me pronarin e restorantit "L'isola del pescatore", Totti zbuloi edhe pjatat e tij të preferuara. “Tiramisu me Nutella më bën të çmendur, - pranon ish-kapiteni verdhekuq. - Çfarë më pëlqen të gatuaj? Një pjatë e shijshme është ajo e makaronave me gjalp dhe djathë kaçkavall. Sa e mirë që është! Në fakt, unë jam i sëmurë nga ëmbëlsirat, por kohët e fundit ha pak, në të kundërt dhjamosem. Këtë kohë po pushoj, po ndiej të gjitha dhimbjet e 25 viteve duke luajtur. Edhe pse duhet ta them këtë: jam pak më i aftë tani sesa kur isha duke luajtur!"

Më tej, Totti ndalet te punët aktuale shtëpiake dhe emergjenca e “Coronavirus”: “T’i kaloni Pashkët sa më gëzuar është së pari një gjë e domosdoshme. Unë rekomandoj të hani pak, mos shtoni në peshë! Ne jemi në rrugën drejt zbritjes së kurbës së infeksionit. Më 3 maj duhet të jemi të lirë, pa dyshim deri në një pikë të caktuar. Deri në atë datë, megjithatë, le të qëndrojmë në shtëpi. Nuk duhet të shkojmë në vendet bregdetare ose përreth qytetit. Tani që po shohim dritë në fund të tunelit, le të vazhdojmë kështu. 

Ne bëmë një përpjekje titanike prej një muaji e gjysmë, nuk mund të hedhim gjithçka në erë në këtë periudhë të fundit të izolimit.

Edhe unë do të doja të shkoja në Sabaudia, por jo. Do të kemi kohë për të rikuperuar gjithçka. Unë jam afër të gjithë italianëve, sidomos popullsisë së veriut, e goditur rëndë nga “Coronavirus”. Por, me forcë dhe vendosmëri, ato do të dalin nga ky moment i errët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat