Elvis Osmani - njeriu me përplot sfida

Futboll

Elvis Osmani - njeriu me përplot sfida

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:54
Elvis Osmani - njeriu me përplot sfida

Kosova si gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj të futbollit në periudha të ndryshme, po ashtu edhe sot kemi emra të dëshmuar të kësaj loje më të popullarizuar.

Në vitet më të rënda, në kohën e okupimit (1991-1999), Kosova ishte në shtetrrethim nga barbarët serbë dhe edhe sportistë u sulmuan rëndë.

Elvis Osmani i takon Gjeneratës së Republikës, i cili ka qenë prej futbollistëve më të mirë, atëkohë si talent i madh.

Osmani me mijëra sportistë nuk hezituan por i rezistuan pushtuesit serb, duke zhvilluar garat në kuadër të Republikës së Kosovës, në fusha me gropa e pluhur, e herë me baltë.

Osmani sot është i lumtur që i takon brezit të rezistencës dhe që e sheh futbollin sot në rritje edhe në rrafshin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat