2 Korriku mirërnjohës ndaj Ademit

Futboll

2 Korriku mirërnjohës ndaj Ademit

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:04
2 Korriku mirërnjohës ndaj Ademit

Klubi i i futbollit 2 Korriku nga Prishtina ka falënderuar FFK-në dhe Agim Ademin.

“Klubi i futbollit “2 Korriku” falënderon FFK-në. Javë më parë Federata e Futbollit e Kosovës u zotua se do t’u gjendej pranë klubeve në këtë kohë pandemie dhe tashmë kur ndodhemi në karantinë tash e disa javë FFK ka vendosur të ndihmoj të gjitha klubet me anë të pakos së ndihmës emergjente nga mjetet vetanake.

Nga kjo pako do të ndihmohen të gjitha kampionatet në kategorinë e seniorëve. Klubet që garojnë në Ligën e Parë do të ndihmohen nga 30 persona me shumën prej 200 euro për person.

Kjo ndihmë nga ana e FFK-së është e mirëseardhur për të gjithë”, thuhet në postimin e 2 Korrikut në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat