Flamurtari si një fjalëkryq

Futboll

Flamurtari si një fjalëkryq

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:13
Flamurtari si një fjalëkryq

Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, telefonon Anesti Viton pas deklaratës së ish-sulmuesit një ditë me parë. Vito “thumboi” Rucin , teksa u pyet për shkaqet që e kanë çuar Flamurtarin në këtë situatë, teksa ekipi është i rënë nga Kategoria Superiore.

“Flamurtari është një fjalëkryq që nuk mundem t’i japë një përgjigje. Për këtë mund të flasë këshilltari i administratorit Idrizi, i madhi Vasil Ruci, sepse ai e di më mirë”, deklaroi Vito.

Por, Ruci nuk ka nguruar të telefonojë ish-sulmuesin e Flamurtarit dhe Tiranës, teksa i ka thënë që nuk është më pjesë e Flamurtarit prej kohësh. Ruci e ka bërë të ditur bisedën telefonike me Viton gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”.

“Telefonova Nesti Viton për atë deklaratë që dha dhe ku më përmendte mua. I thashë që unë nuk jam më pjesë e Flamurtarit prej kohësh. Vito më mirëkuptoi dhe më kërkoi ndjesë që më kishte përmendur emrin”, u shpreh Ruci.

Kujtojmë se ky i fundit ishte krahu i djathtë i Sinan Idrizit disa kohë më parë, teksa kishte detyrën e zbuluesit të talenteve. Ruci kishte influencë në vendimmarrjet e administratorit. Por legjenda e futbollit vlonjat u largua nga klubi pas situatës jo të mirë. Ruci iku nga Flamurtari pa zhurmë dhe pa polemika, duke mos dashur asnjëherë të flas për këtë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat