Tottenham ka hedhur vështrimin

Futboll

Tottenham ka hedhur vështrimin

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:18
Tottenham ka hedhur vështrimin

Tottenham ka hedhur vështrimin nga Mike Maignan, portieri 25-vjeçar i Lille.

Sipas mediave franceze, trajneri José Mourinho po mendon pikërisht për një tjetër francez për të pasuar në katërkëndësh një emër si Hugo Lloris.

Në fakt plani i teknikut portugez është transferimi i tij në merkaton e verës, për ta bërë fillimisht portierin e dytë të ‘Gjelave’, ndërkohë që me largimin e Lloris, Maignan do të bëhej portieri titullar i londinezëve.

Mourinho shpreson se gjatë sezonit të parë, portieri me origjinë nga Guinea franceze të marrë shumë nga eksperienca e Lloris, në mënyrë që largimi i portierit të Kombëtares Franceze të mos ndihej aspak në sezonet pasardhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat