Pogba – Juventus, lajmi i ditës nga futbolli

Futboll

Pogba – Juventus, lajmi i ditës nga futbolli

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:22
Pogba

Paul Pogba e ka shprehur dëshirën të rikthehet tek ‘Zonja e Vjetër’.

Juventusi është duke punuar për të arritur një marrëveshje me Manchester Unitedin për mesfushorin, Paul Pogba.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, Pogba dëshiron të largohet nga Unitedi gjatë verës dhe Juventusi është ende “zgjedhja e parë”.

Për të ndodhur kjo, Schira thekson se bisedimet kanë nisur mes ‘Zonjës së Vjetër’ dhe agjentit, Mino Raiola.

Francezi ka kaluar një sezon për t’u harruar, ka luajtur vetëm nëntë ndeshje me “Djajtë e Kuq” edicionin 2019/20 për shkak të problemeve të shumta me fitnes.

Roli i tij në ‘Old Trafford’ gjithashtu është duke u kërcënuar nga ardhja e re, Bruno Fernandes, që ka pushtuar zemrat e të gjithëve.

Real Madridi gjithashtu interesohet për 26 vjeçarin, por kështu si qëndrojnë gjëra, Juve duket opsion më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat