Serbi i Zvezdës në mes të shqiptarëve, shikonte në dritare, e tha një fjalë të madhe kur i pa demonstratat e shqiptarëve të Kosovës 

Futboll

Serbi i Zvezdës në mes të shqiptarëve, shikonte në dritare, e tha një fjalë të madhe kur i pa demonstratat e shqiptarëve të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:42
Serbi i Zvezdës në zyre e në mes të shqiptarëve, shikonte në dritare, e tha një fjalë të madhe kur i pa demonstratat e shqiptarëve të Kosovës 

Kishte ardhur më shumë bujë në klubin e futbollit Prishtina, Milan Zhivadinoviq, por kishte shkuar pa bërë gjë dhe pa kurrfarë suksesi në Ligën e Dytë Federative të Ish Jugosllavisë.

Ish futbollisti i Cërvena Zvezdës së Beogradit, ishte emëruar kryetrajner i Prishtinës në vitin 1988, edhe pse më shpirt nuk i donte shqiptarët, por e kishte ngrënë  bukën e tyre dhe madje edhe e kënaqte, sidomos xhepin kur e kishte plot me dinarë që i merrte nga ajo kryesi e asaj kohe.

Në vitin 1988 e tërë Kosova çohet në këmbë kundër Serbisë e ish Jugosllavisë, kërkonte të drejtat e tyre, madje i tërë stadiumi me tribuna e fushë u mbush me demonstrues, vlonte,  nuk kishte vend as për gjilpërë, ky Zhivadinoviqi, ishte në zyre me shqiptarët e klubit Prishtina, në një moment hap dritaren dhe sheh masën, i çohen goxha flokët lart. Ai kishte thënë: “E njoh këtë popull shqiptar, nuk duron shumë, por kur çohet në këmbë nuk ndalet”.

Këtë e ka treguar një ish anëtar i kryesisë së KF Prishtina të asaj kohe. Sot Zhivadinoviqit me aq sa ka fuqi të zëri i shanë shqiptarët kudo që paraqitet dhe është kundër, duke harruar paratë e majme që mori në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat