Ish lojtarit të Bayernit i pëlqen shqiptari

Futboll

Ish lojtarit të Bayernit i pëlqen shqiptari

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:45
Ish lojtarit të Bayernit i pëlqen shqiptari

Tomas Berthold ka dhënë një intervistë për “Tuttomercato”, ku ka folur për ish-skuadrën e tij Veronën, me të cilën luajti nga viti 1987 deri në vitin 1989.

Berthold, i cili u aktivizua edhe me gjigandët e Bundesligës, Bajernin e Mynihut, u ndal të komentonte ndër të tjera emrin e Marash Kumbullës, për të cilin u shpreh se duket sikur ka 10 vite që luan në Serinë A.

Verona- Po bën një kampionat të madh. Sapo është ngjitur në Serinë A dhe po luan fort. Funkionon si skuadër, lojtarët janë të disiplinuar dhe mbrohen mirë.

Kumbulla- Më pëlqen shumë KumbullAi është një futbollist i ri që luan sikur ka 10 vite në Serinë A.

E ardhmja- Verona duhet të mendojë për të zëvendësuar lojtarët që do të largohen. Dua të them nga eksperienca që viti i 2-të është më i vështirë se i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat