Klopp tremb Realin

Futboll

Klopp tremb Realin

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:47
Klopp tremb Realin

Klopp tremb Realin.

Martin Odegaard është një nga zbulimet e sezonit aktual të La Ligas. Futbollisti i Real Madrid-it është huazuar te Real Sociedad dhe është kthyer në lider të skuadrës së tij, por dhe një ndër më të lakmuarit e kampionatit spanjoll. 

Trajneri Jurgen Klopp ka parë me vëmendje rendimentin e lojtarit dhe ka shumë simpati për të. Ai dëshiroi ta ketë norvegjezin në skuadër për sezonin e ardhshëm, por duket se nuk do ta arrijë. 

Interesimi i Liverpoolit është zbehur menjëherë nga pala e lojtarit, pasi dëshira e vetme e Odegaard është të luajë në "Santiago Bernabeu". Ai mendon vetëm që të marrë minuta në formacionin e trajnerit Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat