Rossi: Duhet një rrugëtim në rritje

Futboll

Rossi: Duhet një rrugëtim në rritje

Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:50
Rossi: Duhet një rrugëtim në rritje

Daniele De Rossi i ka idetë e qarta për të ardhmen. Ish-kapiteni i skuadrës së Romës ka shprehur dëshirën që një ditë të jetë trajner i ekipit të zemrës.

“Drejtimi i Romës? Kam bërë një rrugëtim jo unik por të rrallë, nuk ndodh çdo ditë që të luash për 20 vjet me të njëjtën skuadër. Sigurisht që nuk do të jetë e njëjta gjë si trajner, duke dituar se bëhet fjalë për një ekip të një niveli të lartë”, tha ai.

“Do më pëlqente që një ditë të drejtoja Romën, por fillimisht duhet të bëhem trajner.

Duhet një rrugëtim në rritje, të cilin të gjithë e bëjnë. Nuk e di se kur, por shpresoj që një ditë të ndodhë, vetëm sepse mendoj se mund të jap diçka të rëndësishme”, u shpreh ish-mesfushori i cili është një idhull për tifozët verdhekuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat