Sermaxhaj: Synimi ynë është po i njëjti, Superliga

Futboll

Sermaxhaj: Synimi ynë është po i njëjti, Superliga

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2020 Në ora: 17:19
Drita U19

Drita nga Gjilani U-19 ka ndërtuar një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe falë punës së palodhshme të trajnerit Genc Sermaxhaj. Drita aktualisht renditet në vend të dytë me 28 pikë, ngec për 4 pikë nga lideri Vushtrria pas 14 javëve të zhvilluara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Mirëpo, për shkak të pandemisë,  garat janë ndërprerë. Sermaxhaj është i lumtur që ka një ekip shumë të mirë e me përplot talentë që pritet shumë prej tyre në të ardhmen. 

“Në këtë vit tek mosha e 19-vjeçarëve të Dritës, gjërat kane ecur mjaft mirë. Jemi organizuar dhe kemi bërë punë të mirë për të cilën duhet t’i falënderoj lojtarët të cilët me disiplinë e përkushtim kanë bërë shumë deri me tani. 

Gjithsesi se duhet të vazhdojmë me qasje serioze e profesionale dhe shpresojmë që në fund ta gëzojmë Superligën”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Genc Sermaxhaj

Ai flet edhe për cilësinë: “Në ligën e parë të 19-vjeçarëve, niveli i lojtarëve është afërsisht i barabartë dhe për të arritur rezultatin e dëshiruar duhet shumë punë e disiplinë për të qenë në pjesën e epërme të tabelës dhe të shpresosh Superligën, prandaj ne po bëjmë ç’mos që të jemi në nivelin e duhur”.  Synimet e Dritës janë të qarta, Superliga. “Padyshim synimi ynë është po i njëjti, Superliga dhe për këtë jemi zotuar bashkarisht me lojtarët që do të japim edhe atomin e fundit që të shpërblehemi me Superligë.  

Sa i përket pyetjes se a kemi lojtarë për ekipin e parë? Unë mendoj se po kemi por njëherë lojtarët duhet të tregojnë përformanca të mira tek mosha e juniorëve, të japin më të mirën e tyre këtu dhe të përgatiten në çdo aspekt që të jenë të gatshëm për ekipin e parë.  Më tej dëshiroj të theksoj se momenti i pandemisë na ka futur të gjithëve në karantinë, por përkundër vështirësisë lojtarët po aplikojnë në mënyrën më të mirë planin që po e marrin për çdo fillim të javës nga unë.

Gjithashtu ne po vazhdojmë të mbajmë atmosferën edhe në grupin privat në Facebook ku bashkarisht me lojtarët po argëtohemi me lojëra të ndryshme për ta thyer monotonin e karantinës. 

Shpresoj që kjo të përfundoj sa më shpejt dhe ti kthehemi fushave të blerta”, përfundoi Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat