Lajm i rëndë nga Maksimiri, ndërroi jetë emri i madh i futbollit 

Futboll

Lajm i rëndë nga Maksimiri, ndërroi jetë emri i madh i futbollit 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2020 Në ora: 17:41
Lajmi i rëndë nga Maksimiri, ndërroi jetë emri i madh i futbollit 

Mediat kroate japin lajmin e rëndë, ndërroi jetë legjenda e futbollit kroat në moshën 68 – vjeçare, Çedomir Joviçeviç.

Gazeta kroate “Veçernj list” shkruan se Çedo ka lind me 14 qershor të vitit 1952 në Cetinje të Malit të Zi, duke bërë hapat e tij të parë të futbollit në skuadrën e Llovçenit, pastaj erdhi në Dinamo në vitin 1972 me ftesë të trajnerit të atëhershëm Drazhen Jerkoviç.

“Të shtunën në mesditë vjen lajm i trishtuar, Çedomir Joviçeviç, ish lojtar që regjistroi gati 400 paraqitje në fanellën e kaltër. Ai mbahet mend si një mbrojtës i fortë në vitet e 70-ta, i cili luajti në Dinamo për një dekadë të tërë. Djali i tij Igori, është trajneri aktual i Dinamos II”, shkruan media kroate.

Duhet theksuar, se Çedo ka qenë mik i madh, koleg, trajner e mentor i legjendës së futbollit të Kosovës dhe atij kroat, Ardian Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat