Arsenal i tregon Romës çmimin e Mkhitaryan

Futboll

Arsenal i tregon Romës çmimin e Mkhitaryan

Më: 11 prill 2020 Në ora: 20:04
Henrikh Mkhitaryan

Roma tashmë ka mësuar çmimin për kartonin e Henrikh Mkhitaryan.

Mkhitaryan luajti këtë sezon si i huazuar me Romën, edhe pse kartoni i tij i takon skuadrës së Arsenal.

‘Calciomercato’ shkruan se londinezët kërkojnë 25 milionë euro nga Roma, për kartonin e lojtarit armen. Me këtë shumë, Roma do të siguronte transferim permanent.

Gjigantët e Serie A e kanë të vështirë të prekin këtë shifër, duke lënë të kuptohet se armeni mund të obligohet të kthehet në ‘Emirates Stadium’.

Mkhitaryan ka vuajtur nga disa lëndime të lehta gjatë këtij sezoni, duke bërë që ai të humb disa ndeshje. Por, në ndeshjet që ai është aktivizuar, ka fituar pëlqimin e Paulo Fonseca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat