Klopp nuk tundohet nga ribashkimi me Gotze

Futboll

Klopp nuk tundohet nga ribashkimi me Gotze

Më: 11 prill 2020 Në ora: 20:33
Klopp

Mario Gotze është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm te skuadra e Liverpool.

Anëtari i Borussia Dortmund, Mario Gotze, vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Liverpool.

Kalimi i Gotze në ‘Anfield’ do të thoshte ribashkim me Jurgen Klopp, të cilin e kishte trajner te Dortmund.

Por, një gjë e tillë mund të mos ndodhë. ‘Standard’ shkruan se Klopp nuk do të tentojë të transferojë Gotze te Liverpool.

Përkundër faktit se gjermani ka konfirmuar se do të largohet nga BVB, Liverpool nuk është një opsion real për të.

Gotze dhe Klopp fitonin Bundesligan në sezonin 2010/11 dhe 2011/12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat