De Rossi zbulon pse refuzoi Man Utd – fajtorë janë dy ish lojtarë të ‘Djajve të kuq’

Futboll

De Rossi zbulon pse refuzoi Man Utd – fajtorë janë dy ish lojtarë të ‘Djajve të kuq’

Më: 11 prill 2020 Në ora: 22:49
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi ka treguar se pse kishte refuzuar kalimin te Manchester United.

Mesfushori italian, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi me skuadrën e Romës, ka qenë disa herë në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha evropiane.

Manchester United ka qenë një nga skuadrat që ka kërkuar shërbimet e lojtarit, por Paul Scholes dhe Roy Keane duket të kenë qenë aryset e refuzimit.

“Që kur isha i vogël, unë e doja United”, ka thënë fillimisht De Rossi.

“Ishte zgjedhja e duhur që nuk shkova tek United, sepse aty ishin Keane dhe Scholes, lojtarë të shkëlqyer”, ka shtuar italiani.

De Rossi luajti gjithë karrierën e tij me Romën, përveç sezonit të fundit, të cilin e kaloi me skuadrën e Boca Juniors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat