Real Sociedad, skuadra e parë nga La Liga që iu kthehet stërvitjeve

Futboll

Real Sociedad, skuadra e parë nga La Liga që iu kthehet stërvitjeve

Më: 12 prill 2020 Në ora: 00:45
Foto

Real Sociedad pritet të jetë skuadra e parë nga La Liga që do t’iu kthehet stërvitjeve.

Kampionatet evropiane vazhdojnë të jenë të suspenduara, pas përhapjes së koronavirusit.

Por, në Spanjë, një skuadër tashmë ka ndarë mendjen për t’u kthyer në stërvitje, dhe ajo është skuadra e Real Sociedad.

“Sapo qeveria të vendos se aktivitetet jo-esenciale mund të rifillojnë punën e tyre, lojtarët e skuadrës së parë do të kenë mundësinë të zgjedhin stërvitjet e tyre individuale. Në asnjë mënyrë këto stërvitje nuk mund të bëhen në grup”, thuhet në raportimin e faqes zyrtare.

“Stërvitjet duhet të jenë obligative, siç janë tani. Secili lojtar do të jetë në gjendje të zgjedh të vazhdojë stërvitjet nga shtëpia”, thuhet ndër të tjerash.

Real Sociedad pozicionohet aktualisht në pozitën e shtatë në La Liga, me 11 ndeshje nga fundi i sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat