Tri ndryshimet që priten në Premierligë sezonin e ardhshëm

Futboll

Tri ndryshimet që priten në Premierligë sezonin e ardhshëm

Më: 12 prill 2020 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Premierliga pritet t’i sjellë tri ndryshime të mëdha në rregullat e futbollit për sezonin e ardhshëm 2020/21, të cilat do ta ndikojnë përdorimin e VAR-it.

Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit (IFAB) i ka adresuar disa aspekte të ndryshme lidhur me përdorimin e VAR-it për prekjet e topit me dorë dhe për vendimet për penallti.

Gjyqtarët tani pritet të marrin më shumë kohë për t’i vlerësuar incidentet në monitorët e VAR-it të vendosur përreth fushës, shkaku i këtyre rregullave të reja, gjë që nuk kishte ndodhur në Premierligë gjatë këtij sezoni.

Gjithashtu, nëse një portier del nga vija para se lojtari kundërshtar ta gjuajë penalltinë, penalltia do të përsëritet vetëm nëse portieri e mbron penalltinë e jo nëse topi shkon përtej kuadratit ose mbrohet nga shtylla.

Ndërkohë, edhe rregullat për pozitë jashtë loje janë duke u rishikuar, veçanërisht sa u përket incidenteve të shumta të këtij sezoni në Premierligë kur golat janë anuluar vetëm për çështje milimetrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat