Juventusi hedh grepat në Argjentinë, zëvendësuesi i Higuain është një 20-vjeçar

Futboll

Juventusi hedh grepat në Argjentinë, zëvendësuesi i Higuain është një 20-vjeçar

Më: 12 prill 2020 Në ora: 09:13
Juventusi

Juventusi po mendon për merkaton e verës. Skautët e "Zonjës së Vjetër" kanë hedhur grepat deri në Argjentinë. Ata kanë pikasur titullarin e Boca Juniors, Jan Hurtadon. 

Sulmuesi 20-vjeçar ka bërë shumë mirë dhe është agjenti i tij që ka pranuar se italianët e kanë kontaktuar. "Dikush nga Juventusi më mori në telefon dhe më pyeti për të", - tha Rodolfo Baque, menaxheri i lojtarit për Radio La Red. 

"Ai ishte shumë shok me Daniele De Rossin, jetonte ngjitur me të dhe shkonin bashkë në stërvitje. Nuk ka patur asnjë kontakt me Romën. Lojtari dëshiron të qëndrojë te Boca", - tha ai.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat