Hernandez: Përfundimi i Ligës së Kampionëve është i pamundur

Futboll

Hernandez: Përfundimi i Ligës së Kampionëve është i pamundur

Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:25
Lucas Hernandez

Anëtari i Bayern Munich, Lucas Hernandez, është skeptik rreth Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi francez, i cili aktualisht luan me Bayern, sheh shumë probleme pas rikthimit të kampionateve nga suspendimi.

Sipas Hernandez, do të jetë e pamundur që të mbyllet edhe sezoni i Ligës së Kampionëve, brenda fushave të blerta.

“Do të jetë e vështirë të zotërojmë gjithë këtë, si dhe ta mbyllim ligën”, ka thënë Hernandez për ‘L’Equipe’.

“Liga e Kampionëve shqetëson të gjitha vendet e prekura nga Covid19. Do të jetë e vështirë t’i heqim të gjithë nga karantina, të jemi në kushte të ngjashme, por gjithashtu të takohemi, të udhëtojmë drejt Italisë, Spanjës, Anglisë apo Francës”, ka shtuar tutje lojtari.

“Duhet të jemi realistë. Mendoj se është e pamundur të mbyllet Liga e Kampionëve në këto kohë, sidomos nëse ne i japim prioritet përfundimit të kampionateve nacionale”, ka thënë ndër të tjerash Lucas.

Klubet e Bundesliga janë lejuar t’iu kthehen stërvitjeve. Bayern ka mbajtur lojtarët e ndarë, duke punuar vetëm në grupe të vogla dhe në ambiente të hapura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat