Manchester City po mendon për të ardhmen

Futboll

Manchester City po mendon për të ardhmen

Më: 12 prill 2020 Në ora: 14:35
Manchester City po mendon për të ardhmen

Manchester City po mendon për të ardhmen dhe ka hedhur sytë nga një prej talenteve më premtues të Francës. Bëhet fjalë për Boubacar Kamara.

Qendërmbrojtësi aktivizohet me Marseille, klub tek i cili është rritur. Këtë sezon ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe ka bërë mjaft mirë në “Stade Velodrome”.

20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Manchester Cityt dhe sipas mediave në Francë, klubi anglez është gati të ofrojë deri në 32 milionë euro për të bindur Marseille.

Tashmë, është në dorën e klubit francez nëse do ta pranojë apo jo ofertën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat